Flash

Detaje të reja/ Kamioni me 1.3 tonë kokainë kaloi në Shqipëri me lejen e SPAK

Lapsi.al 19 February 2020
Detaje të reja/ Kamioni me 1.3 tonë kokainë kaloi në

Rreth 1.3 ton kokainë janë sekuestruar pasditen e sotme në një magazinë të madhe frutash në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit në Maqedoninë e Veriut. DEA dhe autoritetet italiane, prej ditësh ndiqnin hetimet dhe rrugën e kamionit me banane, ndërsa ai ka kaluar edhe në Shqipëri me leje dhe nën monitorimin e SPAK (struktura e posaçme antikorrupsion), për të kuptuar nëse lënda narkotike kishte lidhje me grupet kriminale shqiptare. Kokaina fillimisht është nisur nga Amerika Latine me kamion bananesh dhe ka zhvilluar itinerarin Itali-Bar të Malit të Zi-Shqipëri-Maqedoni e Veriut dhe kishte destinacion final Koper, në Slloveni.

Sipas Report Tv, në dijeni të SPAK, kamioni hyri nga pika doganore e Hanit të Hotit në Shkodër dhe më pas doli nga pika kufitare në Pogradec. Kjo u bë për të parë nëse droga kishte lidhje me grupet kriminale shqiptare, por rezultoi se vendi ynë u përdor thjeshtë transit. Gjatë rrugës në Shqipëri, shoferi i kamionit ka bërë vetëm dy ndalesa një për t’u furnizuar me karburant dhe një tjetër për të konsumuar një kafe. Më herët autoritetet italiane kishin sekuestruar pjesën më të madhe të kokainës duke e zëvendësuar atë, por nuk dihet ende se me çfarë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI