Flash

Berisha: Mini-shengeni, projekt për të mbushur Shqipërinë me serbë

Lapsi.al 18 February 2020
Berisha: Mini-shengeni, projekt për të mbushur Shqipërinë me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në emisionin Tempora, se një nga shtyllat e mini-shengenit është popullimi i Shqipërisë me serbë. Berisha e bëri këtë deklaratë për shkak të një prononcimi të kryeministrit Rama, i cili deklaronte se për rindërtimin e banesave të goditura nga tërmeti, do të vijë dhe forcë punëtore e huaj në Shqipëri.

“Një nga shtyllat e mini-shengenit! Popullimi i Shqipërisë me serbë. Dua të them që Mini-Shengeni falë Kosovës u varros. Ky ligj ka kohë që është nisur dhe është në atë kuadër. Nëse u kujtohet, në deklaratat e tij, të vijnë këtu të punojnë, gjë e cila me problemet e pazgjidhura që kemi nuk është stadi, por projekti është ai që thashë unë. Për meritën historike të Kosovës e kalli tërësisht. Mini-Shengeni kishte në axhendë Samitin e Beogradit në fund të janarit. U hodh në Danub.

Rama u tha shqiptarëve se marrëdhëniet Kosovë- Shqipëri kalojnë më parë nga Beogradi. Ky tha haptas, se nuk mund të ketë makroshengen shqiptar pa minishengen ballkanik. Ky është peng i Begoradit. Ju dhe çdo shqiptar, duhet të hapë fjalorin dhe të shohë cili është përcaktimi i tradhtisë. Në të gjithë fjalorët, bien dakord për dy elementë. Kur merr pjesë në luftë kundër vendit tënd dhe e dyta kur ndihmon kundërshtarin tënde kundër interesit të vendit të tij. A nuk tha sot Vuçiç se ideja e shkëmbimit të territoreve ishte ide e tij?” – tha Berisha.

Të këshilluara

Tiranë, arrestohet hajduti banesave

Kapet dhe arrestohet  një 37-vjeçar që kryente vjedhje banesash. 37-vjeçari i kapur në flagrancë me precedentë të mëparshëm penal. Sipas policisë ai ka kryer...

16:24

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI