Flash

Serbia dorëzon notë proteste kundër ministrit shqiptar Gent Cakaj

Lapsi.al 18 February 2020
Serbia dorëzon notë proteste kundër ministrit shqiptar Gent Cakaj

Serbia i ka dërguar një notë proteste ambasadës së Shqipërisë në Beograd, në adresë të Ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Nota e protestës vjen pas deklaratës që Cakaj bëri në adresë të Presidentit serb Vuçiç, të cilin e krahasoi me Goebbels, Ministri i Propagandës në qeverisjen e Hitlerit. Akuza e Cakajt erdhi fill pas mohimit që Vuçiç i bëri masakrës së Reçakut.

“Joseph Goebbels i propagandës së Millosheviçit tani është shndërruar në kampion të mohimit dhe nënvlerësimit të krimeve të luftës” – tha atëherë Cakaj, por kjo nuk i ka pëlqyer Beogradit. Letra me notën e protestës mban datë 7 dhjetor 2019, një ditë pas deklarimit të Cakajt dhe në të shkruhet:

“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë shpreh respektin e saj ndaj ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe shpreh protestën më të ashpër me rastin e deklaratës së turpshme të Ushtruesi të Detyrës së Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, i cili presidentin e Republikës (Serbisë) e krahason me Goebbelsin.

Deklarata të tilla në asnjë formë nuk i kontribuojnë përpjekjeve që jemi duke i bërë për avancimin e raporteve të dy vendeve tona dhe marrëdhënieve të përgjithshme në rajon. MPJ e Serbisë pret që Shqipëria t’i dënojë këto deklarata dhe të distancohet nga to. MPJ e Serbisë shfrytëzon këtë rast që Ambasadës së Shqipërisë t’ia ritheksojë respektin e lartë”, - shkruhet në notën e protestës.

Të këshilluara

Tiranë, arrestohet hajduti banesave

Kapet dhe arrestohet  një 37-vjeçar që kryente vjedhje banesash. 37-vjeçari i kapur në flagrancë me precedentë të mëparshëm penal. Sipas policisë ai ka kryer...

16:24

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI