Flash

Detaje të reja/ Motivet pse policja e Gjilanit vrau prindërit dhe vëllezërit

Lapsi.al 18 February 2020
Detaje të reja/ Motivet pse policja e Gjilanit vrau prindërit dhe

Kosova u trondit nga një krim i rëndë në familje këtë të martë. Një efektive policie vrau në Gjilan 4 pjesëtarë të familjes së saj dhe më pas edhe veten. Ngjarja ndodhi rreth orës 13.00 në lagjen “Bujanina”.

Punonjësja e policisë, Valdete Bllaca qëlloi mbi dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj dhe më pas u vetëvra. Autorja e këtij krimi të rëndë ishte pezulluar më herët nga puna për shkak të disa problemeve mendore. Ajo ishte rikthyer në punë, por si pjesë e stafit civil. Prokurori i rastit Arben Kadriu, tha se vrasja ka ndodhur me armën zyrtare.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe prokurorët, ndërsa trupat e Viktimave u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ku do te kryet edhe autopsia. Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri tha se qyteti dhe Kosova janë të tronditur nga kjo tragjedi e 5-fishtë në familje dhe propozoi shpalljen e një dite zie.

Sipas fqinjëve të familjes Bllaca, dyshohet që shkaku i këtij krimi në familje mund të jetë një çështja e pronësisë së banesës. Me herët familjarët kishin pasur mosmarrëveshje për lëshimin me qira ose shitjes së shtëpisë, dhe kjo mendohet se ka sjellë edhe këtë tragjedi në familjen Bllaca. Por familjarët e 5 vrarëve kanë deklaruar se nuk kanë qene ne dijeni qe ata te kene pasur mosmarrëveshje në të kaluarën.

Të këshilluara

Tiranë, arrestohet hajduti banesave

Kapet dhe arrestohet  një 37-vjeçar që kryente vjedhje banesash. 37-vjeçari i kapur në flagrancë me precedentë të mëparshëm penal. Sipas policisë ai ka kryer...

16:24

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI