Kryeministri i vendit Edi Rama e ka refuzuar që opozita të bëhet pjesë e procesit të monitorimit të fondeve të dhëna nga donatorët. Rama u shpreh se opozita nuk do marrë pjesë, pasi oponencën më të mirë mund ta bëjnë ata që kanë dhënë paratë.
“Nuk kemi pse të ftojmë opozitën. Nuk ka pse. Nuk ndodh në asnjë vend. Le që pastaj opozita është e zënë me punë të tjera. Paratë i kontrollojnë ata që i japin. Kemi angazhuar një mekanizëm për transparencën dhe mbi të gjitha për ecurinë. Komiteti ynë i ngritur do të ketë pjesëmarrje edhe të donatorëve. Oponencë më të mirë do të kemi vetë ata që kanë dhënë paratë”, tha Rama.