Flash

Dalin FOTO të reja/ Si u zhvendos me furgon trupi i pajetë i Jan Prengës

Lapsi.al 19 February 2020
Dalin FOTO të reja/ Si u zhvendos me furgon trupi i pajetë i Jan

Publikohen momente të tjera lidhur me rrëmbimin dhe vdekjen e Jan Prengës. Fotot tregojnë momentin kur trupi i pajetë futet në furgon për tu nxjerrë jashtë resortit “Golden”. Sipas policisë, Prenga ka ndërruar jetë më datë 17 janar, 2020, ditën e rrëmbimit, dhe se në resort është dërguar pa shenja jete. Një kamera e sigurie e garazhit të resortit “Golden” ka zbuluar rrëmbyesit dhe vrasësit e 49-vjeçarit të cilët kishin shkatërruar gjithë pikat tjera të survejimit duke harruar regjistrimin në fjalë.

Kamera ka xhiruar gjitha lëvizjet e tyre, duke kapur dhe momentin e futjes së trupit në resort, dhe më pas nxjerrjen e kufomës me qese të zeza. Hetuesit mendojnë se pengun e kishin qëlluar me thikë në Kamëz. Grupi hetimor ka bindjen se autorët nuk kishin planifikuar ta vrisnin Prengën por ta mbanin peng, ndërsa pas rezistencës së 49-vjeçarit situata u ka dalë nga kontrolli.

Prokuroria e Tiranës ka prerë 11 fletë-arreste për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit, ku 5 prej tyre janë ekzekutuar ndërsa 6 të tjerët janë shpallur në kërkim. Ndërkohë sot Gjykata e Apelit në Tiranë refuzoi ndryshimin e masës së sigurisë për 5 personat e arrestuar, të cilët dyshohet se kanë lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Të arrestuarit Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri dhe Festim Bexhdili mohojnë akuzat, ndaj kërkojnë lirimin.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI