Flash

Plas sherri/ Rama i kujton fallxhoren, Meta ia kthen me “gruan e Bilalit”

Lapsi.al 18 February 2020
Plas sherri/ Rama i kujton fallxhoren, Meta ia kthen me “gruan e

Në intervistën që dha për emisionin “Real Story” Kryeministri Edi Rama foli edhe për akuzat e fundit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ka kërcënuar edhe me shpërndarje Parlamenti, duke përmendur shpesh grushtin e shtetit. Rama tha se nuk i ka ndjekur zhvillimet e fundit politike, duke shtuar se “nga Meta pret gjithçka”.

“Sinqerisht nuk kam asnjë të dhënë nga klima politike në Shqipëri, në këtë Shqipërinë e 1 km katror nga Presidenca te SHQUP. Nuk kam të dhëna të veçanta, por nuk kam asnjë çudi, janë situata ciklike që shfaqen hera-herës. Thjesht ndryshon teksti i këngës, por muzika është po ajo”, - tha Rama.

“Presidenti ka thënë se Parlamenti do vetëshpërndahet? Fallxhorët i ka Presidenti, unë nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë, nga Presidenti pres gjithçka, nuk çuditem fare. Edhe sikur të deklarojë mbylljen e gjithë kufijve.

Ka qenë presidenti më i mirë i mundshëm për opozitën, por për Shqipërinë jo fatkeqësisht. Ku e ka popullin ky, në Whatsapp? Tani të lutem, është shumë më i rëndësishëm Zaho dhe ditëlindja e vajzës, sesa kjo temë” – tha Rama dhe u largua nga emisioni.

Por nuk ka munguar reagimi i presidentit meta të cilit duket se nuk i ka pëlqyer përmendja e “fallxhores” nga ana e Ramës. Në një koment të zëdhënësit të Metës në Facebook shkruhet: “Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!”. Në këtë mënyrë Presidenti i kujton Ramës mënyrën se si arriti të siguronte foton me Obamën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI