Flash

SPAK kërkon sekuestron e pasurisë së Lulzim Berishës dhe rrëmbyesve të Jani Prengës

Lapsi.al 20 February 2020
SPAK kërkon sekuestron e pasurisë së Lulzim Berishës dhe

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dërgon në gjykatë 5 dosjet e para të Operacionit Forca e Ligjit, ku kërkon sekuestron e 8 pronave.

Bëhet fjalë për sekuestrimet e pasurisë së personave të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës dhe Lulzim Berishës.

Konkretisht SPAK kërkon miratimin nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sekuestron e pasurive si më poshtë:

-Dy banesa 3 dhe 2 katëshe të Ardian Doçit në Shkodër

-Banesës 2 katëshe+papafingo të Martin Bletës

-Banesës 2 katëshe + njësi shërbimi të M. Doçit

-Tokës arë me sipërfaqe 1541 m2 dhe 350 m2 truall në Shkodër të M.Doçit

-BMW së blinduar të Lulzim Berishës

- Një automjeti "Mercedez Benz" i 2012

Sa i takon rasteve të tjeera të referuara nga policia e shtetit, SPAK thotë se po i vlerëson rast pas rasti.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI