Flash

Detaje të reja/ Një grup kriminal sillte amiantin kancerogjen për ta groposur në Vlorë (VIDEO)

Lapsi.al 20 February 2020
Detaje të reja/ Një grup kriminal sillte amiantin kancerogjen për

Një sasi e konsiderueshme amianti, mbetje e rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin e ndaluar me ligj në Shqipëri, është zbuluar nga policia në një traget që vinte nga Brindisi i Italisë, pa u lejuar që amianti të nxirrej nga trageti i mbërritur në portin e Vlorës.

Lënga e amiantit ishte sjellë nga Italia me traget në drejtim të portit të Vlorës me qëllim për t'u depozituar në Shqipëri - thotë policia, ndërsa njofton se janë arrestuar 6 personat përgjegjës me origjinë nga Vlora, mes tyre edhe një grua 55-vjeçare. Për shkak të hetimeve është vënë në sekuestro në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.

Sipas Report TV, 6 të arrestuarit janë Kujtim Xhafellari 65 vjeç, zv.kapiten i tragetit S.T.DAMIAN, Arber Cuni, 28 vjeç, shoferi i fugonit tip Iveko, A.B, 48 vjeç, drejtori operativ i një agjencie tragetesh, Festim Tafa, 72 vjeç banues në Tiranë - Kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN, Elisabeta Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë -administratore e firmës së pastrimit "Delfini 1" dhe Zamir Kornuzi, 46 vjeç, pronari i pikës së grumbullimit firma "Kornuzi" nga Vlora.

Sipas të njëjtave burime, oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Posaçme Anti- Korrupsion dhe Krimit të Organizuar (SPAK) janë nisur drejt Vlorës pasi ka dyshime se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal. Ka dyshime të forta që shqiptarët ta sillnin lëndën e rrezikshme të amiantit në vendin tonë për ta groposur.

Në këtë trafik mafioz, i cili është ende në hetim e sipër në një aksion policor që vijon, dyshohet që gjithçka të organizohej nga pronari i një pike të grumbullimit, firma "Kornuzi". Ende nuk dihet se ku është vendi i saktë që këta persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale e kanë groposur amiantin.

Të njëjtat burime thanë se dyshohet që gjithçka të jetë mbyllur në qytetin e Vlorës. Mbetjet e ambientit, që janë ndër shkaktarët kryesore të sëmundjeve kancerogjene, janë të rrezikshme, dhe me këtë skemë është gjetur pikërisht Shqipëria për t'u groposur, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Mbetjet e rrezikshme të amiantit ishin kamufluar nga personat e arrestuar në disa fuçi të mëdha të zeza veshur me logon e verdhë "ENI" e cila është një kompani shumëkombëshe italiane e naftës dhe gazit me seli në Romë.

Të këshilluara

Xhamajka njeh Kosovën si shtet të pavarur

Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Lajmin e bëri të ditur, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai thotw se deri te njohja nga Xhamajka ka ardhur pa...

21:39

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI