Flash

Mbahej në burg për 12 mijë lekë të vjetra, vetëvaret në banjë 43-vjeçari

Lapsi.al 21 February 2020
Mbahej në burg për 12 mijë lekë të vjetra,

Bilbil Hasani, 43-vjeç nga Kukësi, banues në Kamëz, ka varur veten ditën e sotme në burgun nr.313 në Tiranë. I ndjeri po qëndronte me masë sigurie “arrest në burg”, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra. Në një reagim të inspektorit të Lartë i Drejtësisë, Artur Metani theksohet se do të kryhen të gjitha procedurat për verifikimin e situatës.

“U njoha nga mediat me lajmin e vetëvarjes së 43 vjeçarit B.H., në institucionin e vuajtjes së dënimit 313 në Tiranë, si dhe me pretendimin se i ndjeri po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka pasur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore, si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural”, - deklaroi Metani.

Raportohet se 43-vjeçari është vetëvarur me çarçaf në banjën e qelisë dhe kanë qenë gardianët, që kanë gjetur trupin e tij të pajetë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sulmohet barbarisht vetura e Arlind Qorit

Shtohen rastet e sulmeve ndaj personazheve publkkë dhe kririkëve të stablishmentit. Pas makinës së Fatos Lubonjës radhën e ka pasur ajo Arlind Qori që është sul...

20:06

Xhamajka njeh Kosovën si shtet të pavarur

Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Lajmin e bëri të ditur, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai thotw se deri te njohja nga Xhamajka ka ardhur pa...

21:39

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI