Flash

Coronavirusi mbërrin në Itali, evidentohen 6 raste

Lapsi.al 21 February 2020
Coronavirusi mbërrin në Itali, evidentohen 6 raste

Italia ka shënuar gjashtë infeksionet e para të koronavirusit, një 38 vjeçar banor i Codogno dhe i lindur në Castiglione d’Adda, në provincën e Lodi, i shtruar në spital të mërkurën në mbrëmje në Codogno, i testuar pozitiv për testin e koronavirusit është në gjendje të rëndë.

Të infektuar janë gjithashtu edhe gruaja e tij shtatzënë në muajin e tetë si dhe një mik i 38 vjeçarit, të dy të shtruar në izolim në Sacco në Milano. Të gjithë pacientët kanë pneumoni të rëndë, ndërsa gruaja e 38-vjeçarit është në një situatë më pak të rëndë.

Kanë rezultuar pozitiv pas testeve edhe gjashtë raste në Lombardi ku 250 persona janë vendosur në izolim pasi kanë patur kontakt me 38 vjeçarin dhe do t’i nënshtrohen testeve teksa 150 prej tyre kanë patur “kontakte të ngushta”.

“Të gjithë qytetarët e Castiglione d’Adda, Codogno dhe Casalpusterlengo janë të ftuar, si masë paraprake, të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet sociale“, kjo është këshilla që është dhënë nga këshilltari rajonal Giulio Gallera.

Komuna e Codogno ka nxjerrë edhe dy urdhëra të tjerë “të përkohshëm dhe paraprake”: Mbylljen e shkollave, bareve, restoranteve, vendeve publike në përgjithësi (disko, dhoma bilardo) dhe zyrat komunale për emergjencën shëndetësore.

Të këshilluara

Xhamajka njeh Kosovën si shtet të pavarur

Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Lajmin e bëri të ditur, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai thotw se deri te njohja nga Xhamajka ka ardhur pa...

21:39

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI