Flash

Denoncimi i Metës/ Pse mund të përfundojë në prokurori Etilda Gjoni?

Lapsi.al 22 February 2020
Denoncimi i Metës/ Pse mund të përfundojë në prokurori
Pak kush ka arritur ta kuptojë denoncimin e Ilir Metës ndaj ministres së drejtësisë, Etilda Gjoni, të cilën presidenti po tenton ta çojë në prokurori për kryerjen e tre veprave penale: “shpërdorim detyre”, “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” dhe “falsikim”. Ai lidhet me konfliktin e fillim nëntorit të shkuar, kur shumica qeverisësë u mundua ti rrëmbejë kreut të shtetit, emërimin e një anëtari të Gjykatës kushtetuese. Palët u ngërthyen në një konfikt ligjor, nëse aty duhet të shkonte Marsida Xhaferllari (sipas Metës) apo gjykatsja e betuar në Lanë, Arta Vorpsi (sipas socialistëve). Lexo më tej:

Andi Bushati: Reforma në drejtësi, kjo gërmadhë që na e shesin si histori suksesi

Për të realizuar qëllimin e saj, PS vuri në veprim Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvoranin, Parlamentin dhe ministrinë e drejtësisë. Qëllimi i gjithë këtij zinxhiri qe që të dëshmonte se presidenti e kishte humbur të drejtën e përcaktimit të një kandidati (afatin 30 ditor) dhe kështu në kushtetuese katapultohej direct, Arta Vorpsi. Me këtë lëvizje arriheshin dy objektiva. Edhe Vorpsi quhej e zgjedhur, nëse emri i saj dilte në fletoren zyrtare edhe parlamentit i jepej mundësia të çonte në gjykatën kushtetuese dy gra të tjera, Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën. Pikërisht lidhur me manipulimin e botimit në fletoren zyrtare është vënë sot nën akuzë Etilda Gjonaj. Ja se ç’ka ndodhur. Në një rakordim të plotë mes tyre për të arritur tek rrëmbimi i një gjyqtari të kushtetueses, Gramoz Ruçi i këkon informacion Ardian Dvoranit se si zgjidhej kjo çështje. Në 8 nëntor 2019, kryetari i KED-së, Ardian Dvorani, kthen përgjigje se duke qenë se presidenti Ilir Meta nuk ka shfrytëzuar afatin 30-ditor për përzgjedhjen e një prej kandidatëve të listës dërguar nga KED, kandidatja Arta Vorpsi konsiderohet e shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Brenda së njëjtës ditë, Ministrja e Etilda Gjonajt urdhëron Qendrën e botimeve zyrtare (QBZ) ta botojë atë në Fletoren zyrtare.

Manipulimi/ Meta zbardh emrat e pjestarëve të tjerë të grushtit të shtetit

Pikërisht këtu ajo ëshë në shkelje të ligjit shqiptar. Një, për arsye se sipas ligjit ky nuk është një akt që parashikohet të botohet aty dhe dy se po sipas ligjit, askush nuk mund të urdhërojë botimin e një akti që është prodhuar nga një institucion tjetër. Por, këto nuk janë dy shkeljet e vetme të ministrisë së drejtuar nga Etilda Gjonaj. Hapja e letarave të korresopndencës ka dëshmuar edhe fallcifikim. Sepse ministria e drejtësisë e ka çuar urdhrin për botim, përpara se kuvendi ti kërkonte këtë me shkresën që do të bëhej më pas, vetëm për të mbuluar gjurmët. Dhe ky është mëkati i trëtë i saj. Që ministrja e drejtësisë është kapur me preshë në duar këtë e dëshmoi edhe përgjigja që ajo dha. Pasi u njoh me denoncimin e presidentit, në vend që të përgjigjej se pse kish dhënë urdhër për botim në fletoren zyrtare, kur nuk e ka si kompetencë dhe si qëndronte çështja e akuzës për fallcifikim, ajo bëri një sallatë fjalësh për ekuilibrin psikik të presidentit, për marrëzine e tij dhe armiqësinë ndaj reformës në drejtësi. Ndoshta vetëm kaq do të mjaftonte për të krijuar një ide. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Moti, në mesditë nisin reshjet e shiut

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e sotme parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra kthjellimesh në të gjithë vendin...

10:11

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI