Flash

Vetëvrasja e të dënuarit për 12 mijë lekë, PD: Rama mbushi burgjet me hallexhinj

Lapsi.al 22 February 2020
Vetëvrasja e të dënuarit për 12 mijë lekë, PD:

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Izmira Ulqinaku ka reaguar për ngjarjen e rëndë ku një i burgosur për vjedhjen e 12 mijë lekëve të vjetra u vetëvar në qeli. Ajo thotë se ndërkohë që Edi Rama me sistemin e tij privat të drejtësisë mbush qelitë e burgjeve me hallexhinj; trafikantët, përdhunuesit dhe kriminelët e vërtetë, bëhen ministra, deputetë e kryetarë të bashkive.

“Është koha e maskarenjve ku për vjedhjen e 12 mijë lekëve të vjetra mbahet në burg kryefamiljari, i cili për muaj ka pritur dënimin në qelinë, ku nën presionin e opinionit dhe i mbërthyer nga ankthi e depresioni, dje ka bërë vetvrasje.

Këtë herë viktima e sistemit të kalbur kriminal të Edi Ramës quhet Bilbil Hasani. Nuk duhen harruar edhe shumë raste të ngjashme në këto 7 vite, ku kryefamiljarë të shumtë i kanë dhënë fund jetës nga pamundësia ekonomike e pagesës së tarifave të energjisë elektrike. Ndërkohë, Saimir Tahiri i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, shijon lirinë dhe hetohet në gjendje të lirë” – thotë ish-deputetja e PD-së.

“Kriminelët e vërtetë të Shqipërisë janë pasuruar nga Edi Rama dhe është e pamundur të dënohen derisa ai të jetë Kryeministër. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Vangjush Dako, Arben Ndoka, Armando Prenga, etj, me në krye Edi Ramën, janë të lirë dhe po shijojnë paratë e pasuritë e vëna nga korrupsioni, krimi e droga. Janë këto kriminelë që e sollën Ramën në pushtet dhe jo vota e lirë, prandaj politika e tij është t'i varfërojë e t'i shtypë shqiptarët e zakonshëm e të pamundur, sepse i blen më lehtë kur ka zgjedhje” – thotë ish-deputetja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Meta publikon mesazhet e tubimit të 2 marsit

Më 2 mars presidenti thërret qytetarët të zbresin në shesh për të mbrojtur Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese. Cdo ditë kreu  i shtetit del në deklarata pë...

14:04

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI