Më 2 mars presidenti thërret qytetarët të zbresin në shesh për të mbrojtur Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese.
Cdo ditë kreu i shtetit del në deklarata për shtyp ku sjell prova dhe denoncon dhe zbulojnë përpjekjet për një “grusht shteti”
Në Facebook, Meta publikon edhe mesazhet që do jenë në thelb të tubimit të 2 marsit.
"Të dashur qytetarë! Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t'u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:
PËR KUSHTETUTËN!
PËR SHQIPËRINË!
JO GRUSHTIT TË SHTETIT!
JO SHPOPULLIMIT!
TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT!"
Një mesazh kishte edhe për ndërkombëtarët.
"Dhe meqenëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta dëgjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave:
LIRI DEMOKRACI!
E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!
Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi! Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!"
Ndërsa në mëngjes, po në Facebook publikoi një foto me mbishkrimin “pranvera po vjen”, duke sjellë një paralelizëm me pranverën arabe që solli lëvizjet revolucionare demonstrata, protestat që shënuan botën arabe.