Edi Rama ka dale edhe këtë të shtunë në punë për të inspektuar rrugën Grekan-Shelgu-Gjyrale, pjesë e unazës së Dumresë, që lidh Belshin me Cërrikun. Ai shoqërohej, ndërkohë që ecte në një xhade fshati, nga Taulant Balla dhe Musa Ulqini. Mirëpo ndërkohë që kryeministri u fliste kamerave disa qen nuk po i ndaheshin. Pasi duroi duroi lehjen e tyre pa pushim, Rama më në fund iu kthye kafshëve: "Pushoni mor analistë".
Ndërkohë në këtë moment kamera u fiksua mbi fytyrën e deputetit Musa Ulqini, zgjërdhirja e ekzagjeruar e të cilit me batutën e Ramës i kalonte kufinjtë e çdo servilizmi.
Natyrisht, askush nuk i ka kërkuar Ulqinit, një gazetar i vjetër i gazetës së lavdishme Zëri i Popullit, të kundërshtojë hapur shefin e tij per gjuhen ndaj mediave. Kjo eshte mbi mundesite e veta. Por për hir të profesionit të vjetër, apo edhe të faktit se është anëtar i komisionit të mediave ku ka mbrojtur me pathos lirinë e shtypit, ai mund të qëndronte neutral.
Por jo, Musai e shkeu gojën si çorape me batutën gjeniale të shefit, duke i dhënë të drejtë ish kryetarit historik Fatos Nano, që si pasojë e aftësisë të tij për tu përulur, e quante "Musa lavatriçja".
©Lapsi.al