Flash

Koronavirusi, reagon ambasada shqiptare ne Romë: Çfarë po ndodh me njerëzit tanë atje

Lapsi.al 23 February 2020
Koronavirusi, reagon ambasada shqiptare ne Romë: Çfarë po ndodh

Përhapja e koronavirusit në disa vende të Italisë ka sjellë dhe reagimin e ambasadës shqiptare në Romë, e cila përmes një deklarate, ka bërë të ditur se deri më tani, asnjë shtetas me origjinë shqiptare nuk është prekur nga virusi.

Përtej lajmit, ambasada shqiptare në Itali është drejtuar me një thirrje ndaj shqiptarëve që jetojnë në shtetin fqinj, që të marrin masat dhe të respektojnë urdhrat e dhëna nga autoritetet italiane.

Njoftimi i Ambasadës:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali, dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe në Bari po ndjekin me vëmendje situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit Covid19 në disa rajone të Italisë. Deri tani nuk kemi informacion për qytetarë shqiptarë të prekur. Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë tonë të Shëndetësisë dhe me Ministrinë e Shëndetësisë të Italisë si dhe me Departamentin e Emergjencave Civile të Këshillit të Ministrave të Italisë për masat e përbashkëta për parandalimin e përhapjes së virusit në territorin shqiptar.

U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet italiane në situatën e emergjencës.

Ambasada në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari vazhdojnë normalisht punën në shërbim të qytetarëve. Informime të mëtejshme do të vijojnë në vartësi të zhvillimit të situatës. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari.

Të këshilluara

Meta publikon mesazhet e tubimit të 2 marsit

Më 2 mars presidenti thërret qytetarët të zbresin në shesh për të mbrojtur Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese. Cdo ditë kreu  i shtetit del në deklarata pë...

14:04

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI