Flash

Koronavirusi, televizionet italiane largojnë publikun nga studiot

Lapsi.al 23 February 2020
Koronavirusi, televizionet italiane largojnë publikun nga studiot

Emergjenca nga koronavirusi ka tronditur edhe programet televizive. Mediaset ka vendosur që të dielën në mbrëmje të dale në transmetim me programin "Live - Non è la d'Urso", por pa publik në studio. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në programin "Mattino 5" të së hënës si dhe "Le Iene" që transmetohet të martën dhe të enjten.

“Një vendim që e mbështes totalisht për shkak të përgjegjësisë që kemi ndaj publikut, por edhe teknikëve që punojnë në studiot tona” – tha Barbara d'Urso në një postum në Instagram. “Thuhet se "the show must go on", por është e rëndësishme që të mos marrim asnjë rrezik përsipër tha ajo.

“Nuk do të jetë e lehtë me një studio të boshatisur, por do të mundohem të arrij te publiku” – tha prezantuesja. Edhe drejtuesit e programit Le Iene thanë se për herë të parë në 24 vjet do të dalin pa publik në studio. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Meta publikon mesazhet e tubimit të 2 marsit

Më 2 mars presidenti thërret qytetarët të zbresin në shesh për të mbrojtur Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese. Cdo ditë kreu  i shtetit del në deklarata pë...

14:04

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI