Flash

SPAK rrëzon OFL-në: Të hiqet sekuestroja për një banesë në Shkodër

Lapsi.al 24 February 2020
SPAK rrëzon OFL-në: Të hiqet sekuestroja për një

SPAK rrëzon për herë të parë OFL-në duke hequr sekuestron për një banesë të sekuestruar në kushtet e emergjencës. Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka hequr masën e sekuestros të vendosur të kushtet e emergjencë për një banesë njëkatëshe në lagjen Skënderbeg në Shkodër, e cila ndodhet në emër të Aldo Manishtës. Sipas SPAK banesa njëkatëshe e Aldo Manishtës është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ dhe nuk ka ardhur si rezultat i parave të krimit.

Nga të gjitha pronat e sekuestruara deri më tani nga operacioni 'Forca e Ligjit' kjo është prona e parë që SPAK e heq nga lista dhe nuk e çon atë për vendim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit. Vendimi i SPAK për anulimin e sekuestros ndaj shtëpisë së mikut të Doçajve u morë më 22 shkurt, ndërsa sekuestrimi i pronës së Manishtës është bërë nga OFL me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu më datë 4 shkurt.

Aldo Manishta është i shpallur në kërkim nga policia si pjesë e bashkëpunëtorëve për rrëmbimin, vrasjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës.

Në lidhje me pasuritë e tjera të sekuestruara nga OFL, SPAK ka dorëzuar formularin për miratim në Gjykatën e Posaçme. Konkretisht pas pasurive të Hajrave, SPAK ka miratuar sekuestrot e bëra nga OFL në Shkodër dhe Saimir Taullaun në Lushnje duke dorëzuar formularin në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për miratim sekuestroje për pasuritë e mëposhtme :

-Ndërtesë katër kate me pishinë, e ndodhur në Shkodër.

-Automjeti, marka “Jeep”, vit i prodhimit 2008.

-Automjet, marka “Audi A8”.

-Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.

-Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.

-Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.

-Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.

-Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.

-Automjeti tip “JEEP”, me ngjyrë të errët

Në lidhje me kërkesat e tjera të paraqitura për vlerësim nga Policia e Shtetit, vazhdojnë procedurat e vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI