Flash

“Koronavirusi ka ardhur në Shqipëri”/ Flet vajza që përhapi audion në Whatsapp: Ju lutem fshijeni!

Lapsi.al 23 February 2020
“Koronavirusi ka ardhur në Shqipëri”/ Flet vajza që

Ditën e sotme një audio mesazh i një vajze ku thuhej se në Shqipëri ka mbi 12 raste me koronavirus, është shpërndarë me shpejtësi nëpërmjet Whatsapp-it duke krijuar panik dhe konfuzion tek qytetarët.

Së fundmi pasi mesazhi i saj u bë viral në rrjet, vajza në fjalë ka reaguar sërish po me anë të një audio mesazhi, ku tashmë kërkon që audio e saj e parë mbi koronaviruisn të fshihet. Ndër të tjera vajza thotë se thirrur të dëshmojë në polici për përhapje të “lajmeve fake”.

“Është bërë problem i madh”, dëgjohet të thotë në audion e dytë vajza në fjalë, ndërsa kërkon që audio të fshihet.

“Goca kjo audio është e imja. E kam nisur te grupi i punës para pak orësh dhe ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni. Të gjithë njerëzve që ua keni dërguar thuajini fshijeni se unë nesër kam për të shkuar në polici dhe kam për të dhënë deklaratë gjasme për lajme fake. Të lutem kushdo që e merr këtë audio, ti thonë që ta fshini dhe mos ta shpërndajë më se është bërë problem shumë i madh. Ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni”, thotë vajza.

Ndërkohë në audion e parë vajza thoshte:

“Goca, se po më shkruante motra tani. Vjehrra e motrës time është mjeke në spital dhe na mori në telefon dhe na ka thënë që janë konfirmuar shumë raste me koronavirus në Shqipëri, kështu që evitoni kafet e mbyllura ku ka shumë njerëz, autobusat, përdorni higjienizues, mos i takoni njerëzit, thojuni “mirëmëngjes” “mirëdita”, por mos u jepni duart që të keni kontakt me frymëmarrjen. Pini lëng portokalli se forcon imunitetin se kush ka imunitetin e dobët më i rreziku dhe çështja është se do përhapet në masë, se nuk kemi as kushtet e duhura për t’i mbajtur në karantitë të infektuarit tha ajo. Nuk është për të përhapur panik, por bëni kujdes me këto gjërat kështu. Mbani gjithmonë higjienizues me vete, lani duart sa më shpesh, nëse hipni në autobusa shpesh merrni maska se nuk i dihet. Nuk është bërë akoma publike se nuk e lejon shteti domethënë mbi 12 raste vetëm javën e fundit”

Lidhur me këtë pati një reagim edhe nga ministria e Shëndetësisë, ku sqaroi se informacioni është i pavërtetë ndërkohë edhe kryeministri Rama reagoi duke thënë se në Shqipëri nuk ka hyrë virusi vdekjeprurës. /Top Channel

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI