Flash

Mashtrimi/ Nëse OBSH u dërgon një e-mail të tillë për koronavirusin, mos e hapni

Lapsi.al 25 February 2020
Mashtrimi/ Nëse OBSH u dërgon një e-mail të tillë

Sa herë ka një tragjedi, ka edhe nga ata që duan të përfitojnë nga ajo. Ditët e fundit hakerat po shfrytëzojnë frikën nga koronavirusi duke përhapur një e-mail në emër të OBSH me këshilla, por në fakt është një mënyrë për të vjedhur të dhënat konfidenciale nga kompjuterat dhe telefonat, llogaritë bankare ose kartat e kreditit.

Ky email kërkon që të vendosni të dhënat tuaja si e-mailin dhe fjalëkalimin me qëllim për të shkarkuar broshurën me këshillat. Por kjo është një vjedhje që ju bëhet të dhënave tuaja. Kompantitë e sigurisë në internet thonë se në asnjë mënyrë nuk duhen dhënë këto informacione.

Shumë kompani, kanë dërguar e-maile tek stafet e tyre me qëllim që t’i vënë në dijeni të kësaj vjedhjeje online që mund t’u bëhet të dhënave të tyre. Siç duket edhe më lart ky email ka edhe gabime drejtshkrimore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI