Flash

Policia jep detaje/ Kush dyshohet se vrau vëlla e motër në Mirditë

Lapsi.al 25 February 2020
Policia jep detaje/ Kush dyshohet se vrau vëlla e motër në

Policia ka dhënë detaje për ekzekutimin e dyfishtë të vëlla e motër në Kodër Rrëshen të Mirditës mbrëmjen e së martës. Sipas policisë rreth orës 20.40, në oborrin e banesës së tyre janë vrarë me armë zjarri Vliadion Filopati dhe motra e tij Esmeralda Filopati.

Policia thotë se nga informacionet e para dyshohet se ata janë qëlluar me armë zjarri nga Fatmir Koleci nga fshati Zejmen i Lezhës, ish-bashkëshorti i Esmeraldës i cili pas krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja. Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Të këshilluara

Vriten me armë vëlla e motër në Rrëshën

Dy persona kanë mbetur të vrarë nga një përplasje me armë zjarri në zonën e njohur si Kodër Rrëshen. Burimet paraprake bëjnë me dije se kanë humbur jetën 2 p...

21:11

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI