Flash

Tragjedia në Rrëshen, si u ekzekutuan vëlla e motër në oborr të shtëpisë

Lapsi.al 25 February 2020
Tragjedia në Rrëshen, si u ekzekutuan vëlla e motër në

Dy persona, vëlla e motër u ekzekutuan mbrëmjen e së martës në Kodër Rrëshen të Mirditës. Esmeralda Filopati, 36 vjeçe dhe Vledison Filopati, 34 vjeç u qëlluan me breshëri automatiku në oborrin e shtëpisë së tyre. sipas policisë i dyshuari kryesor është Fatmir Koleci nga fshati Zejmen i Lezhës. Ai është ish-bashkëshorti i Esmeraldës, nënë e 3 fëmijëve.

Pas krimit autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por në ndjekje të tij janë vënë Forcat e Ndërhyrjes së SHpëjtë dhe RENEA. Koleci ishte ndarë nga bashkëshortja dhe i liruar nga burgu rreth 1 vit më parë.

Ai ishte denoncuar disa herë për dhune nga viktima. Në një njoftim të policisë në 13 korrik 2017 thuhet se “ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, në mënyrë të përsëritur e në prezencë të fëmijëve, si dhe duke e kërcënuar me një armë zjarri, bashkëshorten e tij”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në atë kohë iu gjet një armë zjarri pushkë model 56 me 11 fishekë brenda në pushkë. Duket se autori nuk e ka falur bashkëshorten për divorcin dhe denoncimin në polici duke i dhënë edhe një herë kuptimin e parë formulës së ceremonisë së martesës “derisa vdekja të na ndajë”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vriten me armë vëlla e motër në Rrëshën

Dy persona kanë mbetur të vrarë nga një përplasje me armë zjarri në zonën e njohur si Kodër Rrëshen. Burimet paraprake bëjnë me dije se kanë humbur jetën 2 p...

21:11

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI