Flash

Mjeku i njohur: Askush nuk mund të thotë që nuk kemi koronavirus në Shqipëri

Lapsi.al 26 February 2020
Mjeku i njohur: Askush nuk mund të thotë që nuk kemi koronavirus

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i ftuar në “Byro politike” u shpreh se shumë shpejt mund të kemi rastin e parë me koronavirus në vend. Sipas mjekut virusi është shumë misterioz dhe prandaj ka vënë në alert organizatat e shëndetësisë. Pipero thekson se e rëndësishme është që të merren masat parandaluese.

“Ky është një koronavirus i ri. Fakti që nuk kemi nuk do të thotë se nuk do kemi. Ky virus është misterioz, ka shumë të panjohura dhe kjo e ka bërë qoftë OBSH që të jenë në alert të shtuar për të marrë masa parandaluese. Duhen masat parandaluese për të pakësuar numrin e rasteve të sëmurë. Asnjë sistem shëndetësor në botë nuk ka kapacitete të gatshme për të parandaluar një pandemi.

Së dyti nuk kemi ende një vaksinë. Së treti, është shumë e rëndësishme që në varësi të numrit të popullsisë dhe të lëvizjes, është që të gjithë indikatorët janë që shumë shpejt mund ta kemi edhe ne rastin e parë. Askush nga ne nuk mund të thotë nëse kemi apo nuk kemi, do vijë apo nuk do vijë dhe kur do vijë”, - shprehet mjeku.

Të këshilluara

Tërmeti lëkund Tiranën dhe Durrësin

U duk se ishin harruar, por një tërmet ka lëkundur Tiranën dhe Durrësin mbrëmjen e së mërkurës. Lëkundja me mangitudë 3 e shkallës Rihter e kishte epiqendrë...

21:02

Rast i dyshuar me koronavirus në Sarandë

Edhe pse deri më tani nuk ka të konfirmuar zyrtarisht me koronavirus, rastet e dyshuara vijojnë të shfaqen. Dy ditë më parë Ministria e Shëndetësisë deklaroi se...

15:35

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI