Flash

U plagos në operacionin për kapjen e Kolecajt, shefi i FNSH niset drejt Tiranës

Lapsi.al 27 February 2020
U plagos në operacionin për kapjen e Kolecajt, shefi i FNSH niset

Mësohen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur pasditen e së enjtes në Lezhë, ku autori i vrasjes së dyfishtë në Kodër Rrëshen të Mirditës, Fatmir Kolecaj, hapi zjarr ndaj policisë dhe më pas vrau veten, duke mos pranuar të dorëzohej.

Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur Komandanti i Njësisë së FNSH në Shkodër, Kastriot Haxhia, i cili është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar. Sipas policisë prej 45 orë kërkimesh dhe kryeje të veprimeve proaktive u bë e mundur që Kolecaj të lokalizohej.

Në orët e pasdites ai është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës. Forcat e FNSH-së së Shkodrës kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej. Autori nuk i është përgjigjur thirrjes për tu dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e policisë dhe për pasojë nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën efektivi i FNSH-së, Shkodër.

Në ndihmë të FNSH-së dhe policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale RENEA që kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe t’i dorëzohej policisë. Fatmir Kolecaj kur ka parë se s'kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka varë veten me armë zjarri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmeti lëkund Tiranën dhe Durrësin

U duk se ishin harruar, por një tërmet ka lëkundur Tiranën dhe Durrësin mbrëmjen e së mërkurës. Lëkundja me mangitudë 3 e shkallës Rihter e kishte epiqendrë...

21:02

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI