Flash

Albin Kurti: Jam koordinuar me LDK-në për heqjen e taksës ndaj Serbisë

Lapsi.al 27 February 2020
Albin Kurti: Jam koordinuar me LDK-në për heqjen e taksës ndaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot, në një konferencë për media, vendimin e qeverisë që udhëheq për heqjen e pjesshme të tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina.

Kurti ka thënë se për vendimin e marrë është dakorduar paraprakisht me partnerin e Lëvizjes Vetëvendosje në qeverisjen e vendit, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se e ka njoftuar zëvendëskryeministrin e parë të vendit, Avdullah Hoti, për shpalljen e vendimit.

“Në vija të trasha e kam njoftuar se sot do të dal me qëndrimin sa i përket reciprocitetit në njërën anë, dhe heqjes së tarifës 100 për qind për lëndën e parë që vjen nga Serbia, në anën tjetër”, ka thënë Kurti.

“Ne, me konceptin e reciprocitetit, kemi garuar në shtator dhe tetor të vitit kaluar. Kemi fituar më 6 tetor, e kemi përfshirë në programin e qeverisjes së përbashkët si partnerë të koalicionit në tetor dhe nëntor të vitit të kaluar”, është shprehur ai.

“Është politikë e jona. Është princip i rregullimit të raporteve të shëndosha”, ka deklaruar Kurti.

“Edhe nga takimi që kam pasur sot, edhe me bashkëpunimin e deritanishëm, natyrisht që jemi të harmonizuar dhe jemi bashkë”, ka shtuar Kurti.

“E theksoj edhe njëherë që hapin e parë po e bëjmë ne, gjestin e parë të vullnetit të mirë po e bëjmë ne, duke hequr tarifën…”, ka thënë ai më tej.

Kurti ka njoftuar se ministrit të Financave dhe Transfereve i ka “dhënë detyrë që nga Doganat e Kosovës të marrë të gjitha kodet doganore të lëndës së parë që importohet nga Serbia, që të njëjtat të mos e paguajnë më tarifën 100 për qind”.

Të këshilluara

Tërmeti lëkund Tiranën dhe Durrësin

U duk se ishin harruar, por një tërmet ka lëkundur Tiranën dhe Durrësin mbrëmjen e së mërkurës. Lëkundja me mangitudë 3 e shkallës Rihter e kishte epiqendrë...

21:02

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI