Flash

Publikohen SMS-të: Në poliklinikën Qendrorë të Tiranës nuk ka as maska

Lapsi.al 27 February 2020
Publikohen SMS-të: Në poliklinikën Qendrorë të

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar mesazhe, të cilat flasin për faktin e rëndë se në Politeknikën Qendrore në Tiranë, mjekët punojnë pa mjete. Sipas tij, ministrja Ogerta Manastrliu ka degdisur shëndetësinë në një gjendje shumë të rëndë. Spahiu thekson kjo gjendje është në zemër të Tiranës e se vetëm mund të imagjinohet sesi është situata në rrethe.

“Mjekët që punojnë pa mjete mbrojtëse apo sterilizim! Si mund të punohet në këto kushte që përshkruan mjeku, e që u rrezikojnë shëndetin atyre vetë të parëve? Po pacientët që shkojnë për shpëtim e mund të sëmuren më tej, sepse nuk ka mjete të sterilizuara apo edhe produkte bazike higjiene?

Edhe në kushte normale, keni detyrimin ligjor, bazuar në ligjin që vetë keni miratuar në 2016-ën për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive, që të garantoni kushtet e punës e të higjienës për personelin shëndetësor e për pacientët!

A ju vjen ndopak zor zonja Manastirliu, që e keni katandisur shërbimin shëndetësor në këtë gjendje skandaloze, edhe kur ka një gjendje alerti për shkak të Koronavirusit? Po si dreqin gënjeni aq trashë, duke deklaruar se keni siguruar edhe stok pajisjesh mbrojtëse, kur keni këtë situatë në zemër të Tiranës????” – shkruan Spahia.

Image

Të këshilluara

Tërmeti lëkund Tiranën dhe Durrësin

U duk se ishin harruar, por një tërmet ka lëkundur Tiranën dhe Durrësin mbrëmjen e së mërkurës. Lëkundja me mangitudë 3 e shkallës Rihter e kishte epiqendrë...

21:02

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI