Flash

“Interesi për Monikën më iku kur më gënjeu për mandatet”

Lapsi.al 27 February 2020
“Interesi për Monikën më iku kur më gënjeu

Presidenti Ilir Meta tha se interesi i tij është vetëm Kushtetuta, ndërsa u pyet se a e përjashton mundësinë e një koalicioni të LSI-së me Ramën në vitin 2021. Në emisionin “Opinon”, Presidenti u shpreh se për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka rënë interesi që kur “la mandatet duke më gënjyer”.

“Zero interes, interesi im është vetëm kushtetuta, madje për Monikën më ka humbur interesi që kur la mandatet duke më gënjyer mua, por mesazhin që i kam dërguar Monikës dhe Petrit Vasilit, do ta tregoj siç tregova atë të Ramës”, tha Meta.

Në lidhje me manifestimin e 2 marsit, Kreu i Shtetit theksoi se i vetmi shqetësim është menaxhimi i shqiptarëve që do t’i bashkohen.

“Kemi vetëm një shqetësim si do ja bëjmë të menaxhojmë gjithë atë përkrahje të jashtëzakonshme që populli shqiptarë do t’i japi të ardhmes europian e të Shqipërisë, që sot është në pikëpyetje dhe rrezikon ta kthejë vendin 30 vite prapa”, deklaroi Presidenti.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI