Flash

Klubet e Premier League kundër City: kërkohet heqja e katër titujve

Lapsi.al 25 February 2020
Klubet e Premier League kundër City: kërkohet heqja e katër

Pas përjashtimi nga Kupat e Europës për dy sezonet e ardhshme për thyerje të rregullores së fair play financiar, Citizens kanë përfunduar në shënjestër të një aksioni të ndërmarrë nga klubet angleze. Në detaje, skuadrat e Premier League kanë vendosur të kërkojnë edhe një dënim të brendshëm për skuarën e Guardiola, duke kërkuar heqjen e titujve të fituar nga City në Angli mes 2012 e 2016: Premier 2013-2014 e dy edicione Kupën e Ligës, 2013-2014 e 2015-2016.

Pas goditjes nga Uefa, Citizens mund të pësojnë edhe një tjetër nga klubet angleze. Një sulm me stil e bërë nga rivalët, që në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkojnë sanksionimin e skuadrës së Guardiola edhe brenda kufijve të ishullit, por pa shkuar në masën ekstreme të rrëzimit nga kategoria. City ka replikuar menjëherë përmes një interviste të gjatë të administratorit të deleguar Ferran Soriano.

Duke folur për një vendim "Politik" e duke nënvizuar bashkëpunimin e plotë me hetimin, drejtuesi ka dashur të theksojë pafajësinë e klubit, duke kujtuar se ka dorëzuar një dokumentacion të rëndësishëm në lidhje me pretendimin për shkelje të rregullores për Financial Fair Play e se pret një vendim përfundimtar sa më shpejt, pas ankimimit në Cas. Ankimim që mund të jetë vendimtar për të ngritur mburojën kundër klubeve në Premier.

UVA: "PRESIM VENDIMIN E CAS"

"Presim vendimin e Cas. E mundshme tërheqja e trofeve kombëtare të fituar? Rregullat europiane gati asnjëherë nuk janë identike me ato kombëtare, Uefa po punon për të bërë të mundur që disa rregulla të bëhen teknikisht të detyrueshme në kampionate". Kështu Michele Uva, zëvendës president i Uefa, ka komentuar zhvillimet e fundit mbi sanksionet ndaj Manchester City e veprimin e klubeve angleze për heqjen e titujve kombëtare.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI