Flash

Champions, zhgënjehet Lyon: tifozët e Juventus do të jenë në ndeshje

Lapsi.al 25 February 2020
Champions, zhgënjehet Lyon: tifozët e Juventus do të jenë

Në kohën kur qeveria franceze, për të parandaluar infektimin nga koronavirus, ka nxjerrë urdhëresa për të dërguar nga shkolla në shtëpi, në karantinë, të gjithë fëmijët që në 14 ditët e fundit kanë kaluar në qytete të Lombardisë apo Venetos, asgjë nuk ka bërë për nesër kur parashikohet të mbërrijnë në Lyon 3.000 tifozë të Juventus për 1/8 e finaleve të Champions League. Sipas asaj që bën të ditur radio RTL, presidenti lionez, Jean-Michel Aulas, e drejtuesit e shoqërisë, kanë bërë sondazhe me Uefa e ministrinë e Jashtme franceze në lidhje me rreziqet eventuale, por për momentin nuk ka asgjë që të pengojë zhvillimin normal të ndeshjes.

Nuk duhet të ketë asnjë problem për tifozët e Juventus që do të mbërrijnë nesër në Lyon për sfidën e Champions. Njoftimi i vetëm është që nuk ka më bileta në shitje, sepse stadiumi do të jetë krejtësisht plot. Olympique Lyonnais ka shpërndarë sot një mesazh në Tëitter: "Shoqëria sipas vendimeve të autoritetetve franceze do të ruajë konfigurimin fillestar të ndeshjes që do të luhet nesër në mbrëmje në Groupama Stadium. Biletaritë do të jenë të mbyllura, vetëm tifozët lionezë e italianë në zotërim të një bilete janë të autorizuar të vijnë në stadium".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI