Flash

Foto/ Ferrari, zbulon modelin e ri: 'e kuqja' ndryshon tonalitet

Lapsi.al 11 February 2020
Foto/ Ferrari, zbulon modelin e ri: 'e kuqja' ndryshon tonalitet

SF1000: quhet kështu Ferrari që Vettel e Leclerc do të drejtojnë në Botërorin e Formula 1 2020. Makina, që është prezantuar në teatrin Romolo Valli në Reggio Emilia, është një homazh për Italinë e Cmimit të Madh të 1000-ë që skuderia do të garojë në këtë sezon. Makina ka ndryshim në imazh, me tonalitetin e të kuqes më të errët, është zgjedhur një font retrò për numerat e garës, pjesa tjetër i takon dy pilotëve Sebastian Vettel e Leclerc.

"Impakti me sezonin është pak ndryshe sepse tani njoh ambjentin, duke qenë viti i dytë që jam këtu - u shpreh Leclerc -. Kam besim dhe mezi pres të nisim. Jam përgatitur fizikisht shumë në mal, mentalisht do të provoj të jap më të mirën bashkë me skuadrën. Kemi punuar së bashku për të bërë një makinë më të mirë e për të mësuar nga gabimet e të shkuarës".

I mahnitur nga modeli i ri ka mbetur Vettel: "Makina më pëlqen shumë e shihen disa ndryshime. Mezi pres ta drejtoj, por duhet të pres një javë. Ndihem edhe unë pak italian. Për ushqimin përshembull, por dua edhe njerëzit e kulturën. Por mbi të gjitha kam një pasion të madh për Ferrarin, që është një pjesë e madhe e historisë italiane. E pamundur të bësh parashikime, garantoj impenjim maksimal, si të gjithë ata që punojnë për Ferrarin. Për pjesën tjetër, duhet të presim".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI