Flash

Dele Alli, shaka me koronavirus e kinezët: rrezikon skualifikimin

Lapsi.al 11 February 2020
Dele Alli, shaka me koronavirus e kinezët: rrezikon skualifikimin

Alarmi koronavirus është në mendjen e të gjithëve, por ka nga ata që nuk e kanë kuptuar seriozitetin e problemit e të gjithë zhvillimet negative, edhe ekonomike. Si ka bërë në fakt Dele Alli, që ka postuar një video në Snapchat në të cilin duket të vendosë një maskë në sallën e pritjes së një aeroporti. Telekamera më pas spostohet për të treguar një njeri me pamje aziatike e pastaj fokusohet tek një shishe dizinfektues për duart. Football Association i ka shkruar mesfushorit të Tottenham për ti kërkuar shpjegime për videon e inkriminuar.

"Kam zhgënjyer veten dhe klubin", ka komentuar Alli, 23 vjec, që ka shpejtuar të fshijë postimin e të hedhë një video të re në platformën e medias sociale kineze Ëeibo për të kërkuar ndjesë. "Nuk ishte zbavitëse dhe e kuptova menjëherë duke e eleminuar - ka shtuar futbollisti I kombëtares angleze - . Nuk është dicka për të cilën mund të tallesh. I dërgoj gjithë dashurinë, mendimet dhe lutjet e mia për popullin e Kinës".

Tani duhet kuptuar nëse ndjesa do ta shpëtojë nga një skualifikim i mundshëm nga ana e FA, tepër e ashpër në raste të tilla.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI