Flash

"Më zuri gjumi tek berberi": Mourinho përfundon i qethur zero

Lapsi.al 11 February 2020
"Më zuri gjumi tek berberi": Mourinho përfundon i qethur

José Mourinho është shfaqur me një prerje të re e befasuese flokësh, pasojë e një gabimi në fakt, si tregon vetë Special One: "Ndonjëherë më pëlqen të ndjej të ftohtin në kokë e të ndryshoj pak pamje, por në këtë rast nuk ishte kështu - ka treguar portugezi për Sky Sports UK -. Më zuri gjumi në poltronën e berberit e kur u zgjova, ngjaja aq keq sa i thashë ti priste fare. Shpresoj të rriten përsëri".

Në intervistën e gjatë, Mou ka folur edhe për shitjen e Eriksen tek Inter. "Të mbash lojtarët e mirë që ke është më e rëndësishme se të blesh të rinj. Sipas meje duhet të shkojmë në këtë drejtim. Humbëm Eriksen, por falë Presidentit tonë, e bëmë në mënyrë inteligjente, duke e shitur për një shumë të rëndësishme, që e investuam në lojtarë të rinj si Bergëijn e Lo Celso - ka shpjeguar -. Shpresoj që do të ndodhë e njëjta gjë edhe në të ardhmen, është e vërtetë që të gjithë ne trajnerët jemi të prirur të dëshirojmë lojtarë më të mirë e një organikë më të madhe, por kjo është edhe pak natyra jonë".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI