Flash

Debutoi me Inter, përshëndeti tifozët e Tottenham: "Ju uroj më të mirën"

Lapsi.al 30 January 2020
Debutoi me Inter, përshëndeti tifozët e Tottenham: "Ju uroj
Ditën pasi u bë zyrtarisht një futbollist i Inter, me një postim në Instagram Christian Eriksen ka dashur të përshëndesë tifozët e Tottenham. "Të dashur tifozë të Tottenham, nuk di nga ta filloj! – lexohet në postim – Kam kaq shumë kujtime të jashtëzakonshëm në 6 vite e gjysëm. Jam zbavitur dhe stërvitur cdo ditë e kam luajtur kaq shumë ndeshje, por ndonjëherë kërkon të provosh dicka të re! Ju uroj më të mirën".
Ka nisur në fakt dje zyrtarisht avënturën me Inter, por mesfushori danez nuk ka harruar (si është e drejtë të jetë) tifozët e tij të vjetër që e kanë mbështetur për shumë vite. " Të dashur tifozë të Tottenham, nuk di nga ta filloj! Nuk pata kohën ti them të gjithëve lamtumirë, pavarësisht se luajta shumë ndeshje në të cilën të gjithë thoshin se do të largohesha ditën tjetër. Kam kaq shumë kujtime të jashtëzakonshëm në 6 vite e gjysëm me Spurs. Jam zbavitur dhe stërvitur cdo ditë e kam luajtur kaq shumë ndeshje në stadium, por ndonjëherë kërkon të provosh dicka të re! Kështu, tifozë të Spurs ishte një kënaqësi të luaja në klubin tuaj e shpresojmë të takohemi në të ardhmen përsëri! Ju uroj më të mirën. Christian".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI