Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Video/ Carabao Cup: Manchester United fiton, City shkon në finale me Aston Villa

Lapsi.al 29 January 2020
Video/ Carabao Cup: Manchester United fiton, City shkon në finale me Aston

Derbi agonistik në gjysëmfinalen e kthimit të Carabao Cup, mes Manchester City dhe Manchester United, që ka parë fitues Red DEvils 1-0, por ka cuar në finale Citizens falë rezultatit të përgjithshëm 3-2 në dy ndeshjet. Skuadra e Guardiola shkon kështu në përballjen me Aston Villa, pas 90 minutave vuajtje, ku kartoni i kuq për Nemana Matic i dha një ndihmë të madhe.

I fortë në suksesin 3-1 të ndeshjes së parë në Old Trafford, City e kishte menduar ndoshta më të thjeshtë kthimin në Etihad, por është befasuar nga goli i Matic, protagonisti në të mirë e të keq për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer. Megjithatë ky gol ishte i pamjaftueshëm për ta çuar United në finale, sepse serbi u ndëshkua me karton të kuq 15 minuta nga fundi, të cilin Manchester City nuk e shfrytëzoi dot, duke humbur raste të panumërta, me kundërshtarin që ishte spostuar i gjithë përpara.

Skuadrës së Pep Guardiola iu anulluan edhe dy gola, për pozicion jashtë loje, ndërsa në finale do të përballet me Aston Villa, që një ditë më parë ka nxjerrë jashtë gare Leicester në gjysëmfinale të Carabao Cup.

https://www.youtube.com/watch?v=uOgqFikCJJU

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI