Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Milan hap dyert: Piatek tek Hertha Berlin, Rodriguez tek PSV

Lapsi.al 29 January 2020
Milan hap dyert: Piatek tek Hertha Berlin, Rodriguez tek PSV
Pas Suso, Milan është gati të shesë edhe Piatek e Rodriguez duke vazhduar mini-revolucionin e janarit. Shoqëria kuqezi ka gjetur akordin me Hertha Berlin për shitjen me titullin përfundimtar të sulmuesit polak për 27 milionë euro plùs bonus. Lojtari do të fluturojë tashmë në Berlin për të mbyllur tratativën. Rodriguez ndërkohë kthehet edhe njëherë pranë PSV, por diskutohet mbi formulën. Cmimi është ai i duhuri, ose të paktën ai i propozuar nga Hertha Berlin për "pistoleron" Piatek, ka kënaqur kërkesat e Boban e Maldini. Pas një oferte të parë prej 20 milionë euro, që u refuzua, në orët e fundit është regjistruar lëvizja vendimtare mes dy shoqërive, që ka sjellë akordin për transferimin përfundimtar të Piatek tek Hertha Berlin. Në tavolinë janë vendosur 27 milionë euro plùs bonus për sulmuesin e datëlindjes 1995 me vetë lojtarin që pritet tashmë në Gjermani për të kryer detajet e fundit. E ngjashme edhe rruga, por me destinacion Eindhoven, për Ricardo Rodriguez. Pas bllokimit të tratativës me Fenerbahce e refuzimit të Napolit për mungesë akordi mbi formulën, mbrojtësi i majtë është i destinuar për PSV. Shoqëria hollandeze e Milan kanë gjetur akordin për huazimin për 1 milion euro, me detyrimin e blerjes fiksuar në 5 milionë. Vetëm pak orë më parë është zyrtarizuar transferimi i Suso tek Sevilla. Spanjolli pas Milan-Torino u largua nga San Siro pa dhënë asnjë deklaratë dhe fluturoi drejt Sevilla për vizitat mjekësore e firmën mbi kontratën e re. Suso do të transferohet në huazim për 18 muaj me të drejtën e blerjes (rreth 20 milionë) që mund të bëhet e detyruar me arritjen e objektivave të përcaktuar si numri i prezencave e kualifikimi në Champions.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI