Flash

Video/ Likuidon West Ham, shkon +19: Liverpool tani i ka mundur të gjitha skuadrat e Premier League

Lapsi.al 29 January 2020
Video/ Likuidon West Ham, shkon +19: Liverpool tani i ka mundur të gjitha

Në kohën kur Manchester City i gëzohej kalimit në finalen e Carabao Cup, Liverpool përfitonte të konsolidonte vendin e parë në Premier League, duke shkuar në +19 nga skuadra e Guardiolës, që tani duhet të përqendrohet në objektiva të tjerë. Reds kanë thyer 2-0 në tranfertë West Ham, në ndeshjen e prapambetur të kampionatit me golat e Mohamed Salah dhe Alex Oxlade-Chamberlain, duke i vënë 'kapakun' titullit.

Fitorja e 15 radhazi të skuadrës së Jurgen Klopp, ndërsa skuadra e Merseyside vazhdon në rrugët e rekordeve në këtë sezon në Premierligë, me 23 fitore, një barazim dhe asnjë humbje në 24 ndeshje. 70 pikë për Liverpool, nga 72 të mundshme, që e konsolidojnë në krye të kampionatin, duke e lënë kampionin në fuqi, Manchester City, prapa me 51 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=Df5YJ6Hq3fQ

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI