Flash

Ambasadori shqiptar në Kinë: Nuk paguajmë dot asnjë biletë për të nxjerrë shqiptarët

Lapsi.al 27 January 2020
Ambasadori shqiptar në Kinë: Nuk paguajmë dot asnjë

Ambasadori i Shqipërisë në Pekin Selim Belortaja ka folur hapur në lidhje me situatën e rëndë që po kalon Kina si dhe i është drejtuar me një thirrje shqiptarëve që jetojnë në shtetin komunist, që biletat e avionëve do duhet t’i blejnë vetë nëse duan të largohen nga koronavirusi.

Përmes një statusi në rrjetin social, Belortaja është shprehur se Ambasada e Shqipërisë në Kinë nuk ka mundësi që t’i paguajë biletat shqiptarëve që ndodhen atje.

“I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kësaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre. Ambasada nuk e ka mundesine te paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh” - shkruan ambasadori.

“Sot, për të parën herë qysh nga shpërthimi i epidemisë në Ëuhan, MPJ e RP Kinës informoi zyrtarisht krerët e trupit diplomatik. Situata vazhdon e nderë, u theksua mobilizimi i jashtëzakonshëm, transparenca dhe bashkëpunimi me OBSH, por pa ndonjë përcaktim mbi perspektivën e afërt dhe ecurinë e kurbës së të prekurve. Na u kërkua ruajtje e qetësisë, evitim i çdo paniku që do të ishte siç u shpreh raportuesi... “më dëmprurës se sa ...vetë virusi”, si dhe besim!” – shkruan Belortaja.

“Deri më sot raportohen: 2823 raste të konfirmuara infeksioni, 5794 raste të dyshuara, 59 të shëruar, 81 humbje jetësh. Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet na sugjerojmë te përsërisim thirrjen për kujdes, shmangie udhëtimesh dhe respektim të udhëzimeve e rregullave” – thotë ambasadori.

“Kemi vetëm një studente në Ëuhan të cilën po bëjmë çdo përpjekje ta nxjerrim sadoqë kjo kërkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore - edhe pse nga testi fillestar doli ok! 3 të tjerët, në dijeninë tonë janë larguar nga Wuhani dhe kanë mbërritur ose po mbërrijnë në atdhe!

I kemi ftuar gjithë shqiptarët që studiojnë, punojnë ose thjesht ndodhen në Kinë, të identifikohen në e-mailin e ambasadës dhe raportojmë gjendjen dhe adresën  – thotë diplomati shqiptar në Kinë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

LDK nuk tërhiqet: Duam kryetarin e Kuvendit

Lëvizja Demokratike e Kosovës nuk tërhiqet nga këirkesa për të marë postin e kryetarit të Kuvendit që tashmë e mban Galuk Konjufca i Vetëvendosjes pas një votim...

18:01

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI