Flash

Mbappé tregon preferencat, nga fëmijëria deri kush fiton Champions: "Frymëzohem nga Ronaldo, jo Messi”

Lapsi.al 22 January 2020
Mbappé tregon preferencat, nga fëmijëria deri kush fiton

Kylian Mbappé ka rrëfyer veten në një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport. Një bisedë 360° për të folur për të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Duke nisur nga idhujt e fëmijërisë e deri tek shokët e Psg. "Nëse je francez, rritesh natyrisht me mitin e Zidane - ka shpjeguar ai -. Pastaj një idhull tjetër i imi ishte Cristiano Ronaldo. Për mua është vonë që tani të ndërtoj një karrierë si Messi, përndryshe duhej të kisha qendruar tek Monaco. Pa i hequr asgjë Leos, duhet detyrimisht të frymëzohem nga karriera e CR7".

Fjalë që nuk lënë vend për keqkuptime e zbulojnë edhe admirimin e sulmuesit të PSG për Juventus. "Është një skuadër e fortë dhe e tregojnë finalet e Champions të luajtura në sezonet e fundit – vlerësoi Mbappé -. Bardhezinjve i ka munguar gjithnjë ajo dicka që bën diferencën, por tani e kanë me CR7, lojtari që të bën të fitosh gjëra të rëndësishme. Këtë vit Juve është ndër favoritet, por janë edhe Barcellona, Real Madrid, Liverpool e të tjerat – shtoi francezi -. Për më tepër tani me Sarri bëjnë edhe lojë të bukur, falë një grupi lojtarësh të jashtëzakonshëm".

Fjalë vlerësimi Mbappé ka rezervuar edhe për disa shokë skuadre të Psg, duke nisur nga Verratti e Icardi. "Marco është një fenomen. Më duket se kjo është e qartë për të gjithë. Është lojtari që më ka impresionuar më shumë që kur jam në Paris - ka shpjeguar fenomeni francez -. Është fat që ta kesh në skuadër, ndërsa Mauro është një nga sulmuesit më të mirë në botë, por ka ardhur kokëulur, duke u vënë në shërbim të skuadrës. Me të ka mirëkuptim dhe e provojnë asist që shkëmbejmë. E rëndësishme është të vazhdojmë kështu edhe në gjysmën e dytë të sezonit".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46