Flash

“Kryebashkiaku i PS-së duke pirë kokainë”/ Vjen reagimi i parë nga qeveria

Lapsi.al 22 January 2020
“Kryebashkiaku i PS-së duke pirë kokainë”/ Vjen

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda në studion e “Byro Politike” në Abc Neës ka komentuar videon e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku shihet kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duke konsumuar lëndë narkotike. Sipas zv. ministres fillimisht duhet të vërtetohet nëse video është e vërtetë dhe nëse më pas rezulton e tillë do të veprojnë agjencitë ligjzbatuese.

“Më lejoni në radhë të parë që të shpreh keqardhjen për atë që tha zoti Noka. Nuk mund të hedhësh baltë mbi gjithë udhëheqjen qeverisë. Më lejoni të them, ju thatë që nga policia është arrestuar djali i tij. Do të thotë që sot kemi një polici që nuk ka frikë nga politika. Për sa i përket rastit vlen të analizohet kjo video, është i zgjedhur ka bërë një formular.

Unë besoj që agjencitë ligjzbatuese në vend do të merrem me këtë rast. Unë nuk ka dijeni konkrete për herë të parë po e shikoj këtu. Por jam më se e bindur se agjencitë ligjzbatuese do të marrin hapat e tyre. Konsumimi i lëndëve narkotike nuk është vepër penale, por duhet të veprohet. Por sigurisht është gjë tjetër komplet, është i zgjedhur vendor. Duhet parë nëse video është e vërtetë.

Historitë me video tregojnë që kanë një frymë të keqe te ne. Sipas meje duhet parë nëse video është e vërtetë, dhe nëse po, agjencitë ligjzbatuese do të veprojnë dhe ne do të shohim hapat që ato do të ndërmarrin”, - tha ajo.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI