Flash

Kujdes! “Testi i idiotit” mund t’ju heqë patentën

Lapsi.al 22 January 2020
Kujdes! “Testi i idiotit” mund t’ju heqë patentën

Masat e propozuara nga Ministria e Brendshme për të forcuar masat kundër shkeljeve të rregullave të qarkullimit, përfshijnë edhe atë që është përcaktuar si ‘testi i idiotit”.

Por cfarë është ‘testi i idiotit”?

“Testi” aplikohet në Gjermani dhe në disa vende të tjera të Bashkimit Europian. Ai përmban 50 pyetje të thjeshta që tregojnë nivelin psikologjik të drejtuesit të automjetit. Nëse ky test nuk kalohet prej tyre, hiqet leja e drejtimit.

“Gjermania ka një test të tillë, përderisa ti ke një shume drejtues mjeti që janë ndëshkuar 10 herë për tejkalim shpejtësie, 10 herë për shkelje semafori, këta njerëz duhen parë në një komision nëse janë apo jo në rregull. Mjeti është një armë vrasëse ai vret, dhe raporti i aksidenteve rrugore kur ne kemi një numër prej 200 personash është shumë i dhimbshëm pavarsisht uljes së numrit të aksidenteve. Sikur një aksident të ndodhe është një tragjedi për shoqërinë dhe për familjen kështuqë do ti qasemi edhe testit të idiotit dhe të gjithë praktikave Evropianeve për të marrë më të mirën që të ulin masën e vrasësve rrugorë”, - deklaroi mbrëmjen e të dielës në edicionin e lajmeve në Vizion Plus, Mitat Tola, Shef i Sektorit të Analizës në Policinë Rrugore.

Ndërkohe pak ditë më parë në konferencen e mbajtur pak ditë më parë mbi prezantimin e një sërë masash ligjore për sigurine rrugore, Ministri I Brendshëm Lleshaj do të deklaronte mbi këtë test:

“Në hapësirën gjermanike quhet “Idiotum Test”, pra “Testi i idiotit”, që bëhet rëndom. Kur dikush sillet në mënyrë të papërgjegjshme në rrugë dhe para se t’i jepet mundësia për ta rimarrë lejen e drejtimit, duhet të provojë që është stabël në pikëpamje të sjelljes. Ne kemi ende përdorues rruge, të cilët nuk e meritojnë lejen e drejtimit që kanë. Dhe rritja e përgjegjshmërisë së përdoruesve të rrugës, duke përfshirë nga drejtuesit e automjeteve te qytetarët, kërkon një program të gjerë masash, që do të përfshijnë edukimin në shkolla dhe teste të vazhdueshme. Ka ardhur koha të mendojmë për testet psikologjike, të cilat në rastet e drejtuesve që nuk plotësojnë, nuk sillen në përputhje me normat ligjore, por nganjëherë nuk sillen ose tejkalojnë edhe disa norma të tjera të sjelljes në rrugë. Ka ardhur koha për të menduar edhe për testet psikologjike, që tentojnë të verifikojnë stabilitetin e sjelljes së tyre”.

Në listën e propozimeve për rritjen e sigurisë rrugore, një nga masat më drastike që u bënë publikë ishte edhe shumëfishimi i gjobës për përdorimin e celularit në timon, nga 25 mijë deri në 80 mijë lekë. /Vizion plus

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI