Flash

Grafiti provokues zemëron shqiptarët në Zvicër

Lapsi.al 22 January 2020
Grafiti provokues zemëron shqiptarët në Zvicër

Me shkronja të mëdha, persona të panjohur gdhendën këtë grafit në një mur pranë parkimit në Zürcherstrasse, Winterthur, ku shkruhet "Kosova është Serbi".

Grafiti u pikas nga një nxënës shqiptar në Zvicër, Albrim Raduni. "Ky është provokim i pastër", thotë 19-vjeçari.

Ai dhe i gjithë komuniteti shqiptar i Kosovës në Zvicër janë të zemëruar.

"Është një fyerje që ne nuk mund ta anashkalojmë. Kjo duhet të hiqet".

Po ashtu,  edhe sepse është racist:

"Mbishkrimi është kundër një kombi të plotë dhe e mohon atë. Problemi midis dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës është mjaft i madh,  dhe nuk është nevoja ti hidhet benzinë shtesë zjarrit me provokime të tilla , thotë Raduni.

Më tutje u zbuluan dhe dy grafite të tjera në shkrimin cirilik "E dua Partizanin" dhe "Varrmihësit".

Varrmihësit janë tifozë të klubit të futbollit serb Partizan. Nuk është plotësisht e qartë nëse ekziston një lidhje e tyre me mbishkrimin "Kosova = Serbi".

Edhe kush qëndron pas kësaj vepre mbetet ende një mister.

Të këshilluara

VIDEO/ Studentët rikthehen në protestë

Studentët prej disa javësh kanë deklaruar se do të rikthehen te protestat masive kundër qeverisë. Të mërkurën, mbi 500 studentë të revoltuar në Fakultetin F...

10:16

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI