Flash

DETAJET/ Video e kokainës, pas fitores së bashkisë së Bulqizës

Lapsi.al 22 January 2020
DETAJET/ Video e kokainës, pas fitores së bashkisë së

Pas publikimit të videos së kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, gazetari Artan Hoxha, nuk vuri aspak në dyshim, identitetin e kryebashkiakut që shihet në video ndërsa merr kokainë. Hoxha sqaroi se videoja është edhe më e gjatë, në regjistrimin e të cilës kryebashkiaku shihet në aktivitetin e tij, ku është filmuar edhe me pamje më të qarta, të cilat nuk lënë asnjë dyshim, se bëhet fjalë për Lefter Allën kryebashkiakun e Bulqizës. Më tej Hoxha sqaroi se kryebashkiaku ka marrë kokainë pasi është zgjedhur kryebashkiak dhe pasi ka bërë edhe betimin.

“Kamerat e sigurisë e ambientit në fjalë nuk kanë punuar aq sa kemi filmuar dhe po publikojmë ne. Aty është filmuar me orë të tëra, është filmuar se kush ka qenë aty, periudha, data, ora, sekonda dhe pamje të tjera, ku gjërat duken më qartë dhe pa dyshime.

Kjo kamera është filmuar pas datës 30 qershor, dmth pasi ai ka marrë mandatin e kryebashkiakut të Bulqizës. Nuk vihet fare në dyshim identiteti i tij, për më tepër kjo video është pasi ka marrë mandatin dhe ka bërë betimin.

Ky njeri ka përgjegjësi, sepse në radhë të parë është një njeri i zgjedhur për ti shërbyer qytetarëve të tij, dhe ndërsa shihet duke marrë lëndë narkotike, ai nuk e kryen dot më këtë funksion të cilët i kanë besuar qytetarët" - tha gazetari.

Hoxha u bëri thirrje disa herë autoriteteve, policisë, që të jenë sa më vigjilentë, dhe të çojnë përpara drejtësisë, të gjithë personat që kanë kërcënuar këtë kohë familjarë, dhe të afërm të pafajshëm, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me publikimin e kësaj videoje.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI