Flash

Humbi debutimin, Sormani në telashe për ndeshjen titull: mesfusha titullare e Partizanit e padisponueshme

Lapsi.al 22 January 2020
Humbi debutimin, Sormani në telashe për ndeshjen titull: mesfusha

Pritej shumë më tepër nga Partizani se ai përfaqësim i lëkundur që prodhoi humbjen 3-2 në Korçë në debutimin e teknikut Sormani në pankinën e të kuqve. Por italiani nuk ka as kohë të qajë atë që ndodhi kundër Skënderbeut, sepse të dielën vjen Kukësi dhe në ndeshjen titull gabimet nuk lejohen.

Nuk lejohen, por asgjë nuk duket në favor të Sormanit, që kundër kryesuesve të kampionatit do të zbresin në fushë me të gjithë mesfushën titullare të padisponueshme. Kartoni i kuq i marrë nga Rron Broja e nxjerr jashtë loje kosovarin për ndeshjen më të rëndësishme, ashtu si në fakt edhe Bruno Telushin. Vlonjati, nuk humbi vetëm 11 metërshin që mund të kthente fatet e ndeshjes në Korcë, por edhe ndeshjen me Kukësin për shkak të kartonit të katërt të verdhë. E po ti shtosh edhe dënimin me të cilin po përballet braziliani Melo, i pezulluar nga Disiplina, situata e bën Sormanin me dhimbje koke.

Zgjedhjet tekniku duhet ti kërkojë brenda organikës dhe adaptimi është mundësia e vetme: Trashi të spostohet përpara, duke i lënë vendin Hakajt në të majtë të mbrojtjes, Romero në qendër e ndoshta Kote të kompletojë repartin. Sormani mund të sakrifikojë edhe një mes Kërcikut e Idrizit, por askush nga ata nuk ka luajtur si qendër e djathtë më parë. Sido të jetë Partizani shkon i arnuar në Air Albania për ndeshjen që mund të vendosë shumë në këtë sezon në objektivat e të kuqve.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46