Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Lubonja: Opozita ndryshoi kursin, por ka bindur edhe ndërkombëtarët

Lapsi.al 16 January 2020
Lubonja: Opozita ndryshoi kursin, por ka bindur edhe

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24” tha se opozita e bashkuar që bëri marrëveshje me qeverinë për reformën zgjedhore, ka disa kontradikta në retorikën e saj. Lubonja u shpreh se opozita është dorëzuar përballë sistemit, por po ashtu ka bindur ndërkombëtarët se në Shqipëri ka një regjim.

“Opozita e ka denoncuar Edi Ramën se ka lidhje me krimin dhe prandaj nuk ka zgjedhje të lira në Shqipëri. Kështu ka thënë opozita. Kjo opozitë donte qeveri teknike. Opozita tha se me protesta masive do të rrëzojë Edi Ramën dhe do të sillte qeverinë teknike. Unë mendoj se kemi ndryshim kursi. Ka kontradiksion. Na del një term i rëndësishëm që quhet reformë zgjedhore.

Bylykbashi na e bëri sikur kjo reforma zgjedhore do të rregullojë gjithçka në Shqipëri. Aksioni që bëri opozita ishte pozitiv sepse bindi ndërkombëtarët që këtu kemi të bëjmë me një regjim. Mendoj se opozita ka edhe retorikë. Këtu kemi të bëjmë me një dorëzim të opozitës ndaj sistemit.

Kjo opozitë tha se do ta rrëzojmë sepse Rama është ilegjitim, kurse tani na doli reforma zgjedhore që u rrëzuaka me rrugë institucionale. Bylykbashi tha se kriza po thellohet, atëherë pse duhet të flasim për negociata, sa kohë nuk i meritojmë. Opozita ka bërë vetëm rolin e fasadës”, - tha Lubonja.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI