Flash

Funksiononte në informalitet, mbyllet pika e karburantit në Gjirokastër

Lapsi.al 16 January 2020
Funksiononte në informalitet, mbyllet pika e karburantit në

Bashkia Gjirokastër ka urdhëruar sot mbylljen e një pike të furnizimit me karburant pranë lagjës “Punëtori”, për shkak se ajo funksiononte në informalitet prej vitesh. Vendimi për mbyllje është marrë dhe ekzekutuar në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Teknik dhe Industrial. Subjekti që kishte këtë biznes nuk ishte pajisur me leje ndërtimi për pikë karburanti nga Bashkia Gjirokastër.

Duke mos pasur leje ndërtimi, rrjedhimisht ushtronte veprimtarinë edhe pa autorizim, të cilin e jep po bashkia kundrejt një tarife vjetore. Subjekti kishte tentuar ta legalizonte ndërtimin, por që i është refuzuar nga ALUIZNI (sot ASHK) sepse nuk plotëson kriteret ligjore për legalizim.

Ndërkohë që kemi parë në këto vite me dhjetra raste se si procedohen apo arrestohen hallexhinj për ndërtime pa leje, është i habitshëm fakti se si ka operuar prej vitesh një biznes i tillë pa leje ndërtimi dhe pa autorizim nga Bashkia Gjirokastër.

Ky rast, që me siguri nuk është i vetmi, nxjerr zbuluar autoritetet shtetërore për standardet e dyfishta që përdorin, si dhe krijon dyshime për korrupsion, ryshfet apo lidhje okulte në shkelje të ligjit mes biznesit e zyrtarëve të shtetit. Aktualisht në territorin e Bashkisë Gjirokastër operojnë rreth 20 pika të furnizimit me karburant.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI