Flash

Zëri Amerikës: KE synon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mars

Lapsi.al 16 January 2020
Zëri Amerikës: KE synon hapjen e negociatave për

Komisioni europian synon që hapja e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mund të arrihet në muajin mars. Në Tiranë, ku gjendet për një vizitë zyrtare, komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi tha gjatë një konference shtypi me kryeministrin Edi Rama, se “raporti i mëparshëm i Komisionit për Shqipërinë mbetet ende i vlefshëm, pra një vend i gatshëm për të hapur bisedimet dhe ne po punojmë që kjo të bëhet realitet para takimit të nivelit të Lartë të Zagrebit”, i cili parashikohet të mbahet në muajin maj.

Tetorin e kaluar, udhëheqësit e vendeve anëtare nuk arritën një konsensus për një vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, falë këmbënguljes së Francës, për nevojën e rishikimit më parë të të gjithë procesit të bisedimeve dhe të vetë zgjerimit. “Me metodologjinë do të krijojmë një qasje të re, bazuar në katër parime. Së pari procesitë jetë më i besueshëm, më politik, më i parashikueshëm e për mua është përparësi ta bëjmë dhe më dinamik. Po përpilojmë një propozim që do marrë parasysh këto gjëra”, shpjegoi zoti Varhelyi, duke saktësuar se “po flas me shtetet anëtare që t’i bind se me këtë metodologji të re do të mund të biem dakort për celjen e bisedimeve”.

Për kryeministrin Rama “ajo që përbën një arsye për t’u ndjerë të inkurajuar është qasja e komisionerit lidhur me nevojën, por dhe kushteve, për të adoptuar e pranuar të gjithë së bashku një metodolgji më të përshtatshme, si rezultat i së cilës, mund të mendohet e arsyeshme dhe përfshirja e Francës në vazhdimin e procesit”.

Zoti Rama dhe komisioneri europian vizituan më pas disa zona në qytetin e Durrëst të goditura nga tërmeti i 26 Nentorit. Komisioni europian, ka dhanë një ndihmë të parë prej 15 milioj eurosh, ndërsa me 17 Shkurt do të organizojë dhe një konferencë të madhe donatorësh. “Ne do të qëndrojmë në krah të Shqipërisë e do vazhdojmë të ndihmojmë.Presim që nga konferenca e donatorëve të ketë rezultate shumë të mira. Do flasim me Shtetet anëtare e organimat financiar ndërkombëtarë, që të japin kontributin e tyre”, tha zoti Varhelyi, ndërsa njoftoi se “në lidhje me punën e bërë deri më tani, nga fondet e para aderimit, unë kam mundësinë që nga autoriteti buxhetor të japim 28 milion euro për të ashtuquajturin “shpërblim për performancë”. Miratimi i takon Parlamentit europian, i cili “ka një proces të caktuar, një procedurë që duhet ta ndjekë, por propozimin tashmë e kemi çuar në PE dhe besoj gjithçka do vazhdojë shumë shpejt”, u shpreh komisioneri Varhelyi./ VOA

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI