Flash

Del kontrata/ Endrit Dokle do të punojë në një kompani nën sekuestro

Lapsi.al 14 January 2020
Del kontrata/ Endrit Dokle do të punojë në një kompani

Një nga argumentet e vendimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha për të liruar nga burgu Endrit Doklen ishte dhe se ai kishte siguruar një kontratë pune.

Sipas ABC News, kontrata e Dokles është lidhur me kompaninë “Mateo Konstruksion sh.p.k” më 26 tetor 2019, kohë kur ai vuante dënimin burgun e Fushe-Krujës.

“Une administratori i shoqerisë, Agim Cako deklaroj se pas vuajtjes se denimit prej shtetasit Endrit Dokle do ta punesoj prane shoqerise “Mateo construction shpk” me detyrë punëtor ndërtimi. Kontrata është për 1 vit dhe paga 350 mijë lek në muaj”, - thuhet në kontratë.

Por ajo që bie në sy nga të dhënat e kompanisë në Qendrën Kombëtare të Bizneseve është se ajo ka një sekuestro konservative aktive që mban datën 30 prill 2019. Në urdhrin e përmbaruesit Euglent Osmanaj thuhet se “Mateo Konstroksion” është debitore ndaj subjektit “Ndue Gjelaj” dhe nuk i është përgjigjur kërkesës për shlyerjen e detyrimeve brenda afatit. Për këtë arsye ai i ka dërguar QKB-së urdhrin për vendosjen e sekuestros ndaj kompanisë deri në një vendim të dytë.

Vendimi i dytë nuk rezulton të jetë dhënë akoma. Kjo do të thotë se gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha ka marrë për bazë kontratën e një të dënuari me burgim të përjetshëm me një kompani nën sekuestro.

Endrit Dokle, anëtar i bandës së Durrësit dhe i dënuar më parë me burgim të përjetshëm, është liruar nga burgu.

Përveç burgimit të përjetshëm si anëtar i bandës së Durrësit, ku akuzohej për dhjetëra vrasje, plagosje dhe krime të tjera, Dokle ishte dënuar edhe me 16 vite të tjera heqje lirie për shkak se drejtonte trafikun e drogës nga burgu. /Opinion.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI