Flash

Detajet/ 333 kg kokainë e kapur në Itali u porosit në Brazil nga Ndragheta dhe mafia shqiptare

Lapsi.al 13 January 2020
Detajet/ 333 kg kokainë e kapur në Itali u porosit në Brazil nga

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga operacioni “Samba 2020” që çoi në sekuestrimin e 333 kg kokainë në portin e La Spezia. Lënda narkotike vinte nga Brazili dhe konsiderohet si një nga më të mëdha të kapura ndonjëherë në zonë. Ajo ishte e ndarë në 300 pako e fshehur brenda një kontejneri, i cili mbante arka me pllaka graniti.

Vlera e kokainës është rreth 100 milionë euro. Kontejneri u zbulua pas një kontrolli rutinë në bazë të analizës së riskut për shkak të origjinës së tij. Kontejneri u vendos në skaner ku edhe u vu re diçka e pazakontë. Agjentët e doganës dhe GDF vendosën ta hapnin dhe aty gjetën lëndën narkotike. Gjithësi autoritetet italiane nuk u nxituan.

Ata e lejuan kontejnerin të dilte nga porti dhe u vunë në ndjekje të tij. Sapo ai u fut në një magazinë në Massa Carrara aty ndërhynë forcat e policisë. Në pranga u vunë 4 persona nga të cilët një shqiptar me iniciale B.A., një italian, një kroat dhe një brazilian. Sipas mediave italiane droga ishte porositur në Brazil nga Ndragheta dhe mafia shqiptare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Digjet një makinë në Tiranë

Një automjet është përfshirë nga flakët pak çaste më parë në Tiranë. Mësohet se mjeti është djegur, teksa ndodhej i parkuar në rrugën Zef Jubani.Paraprakisht dy...

18:46

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI