Flash

Sarandë, kapet drogë në kufi me Greqinë, arrestohet një person

Lapsi.al 13 January 2020
Sarandë, kapet drogë në kufi me Greqinë, arrestohet një

Një 35-vjeçar nga Librazhdi u arrestua mëngjesin e sotëm në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Botë, pasi po tentonte të trafikonte drejt Greqisë 36 kg kanabis. Arrestimi i tij u krye nga shërbimet e Policisë Kufitare qe bënë të mundur edhe sekuestrimin e lëndës narkotike.

Burime nga Policia thanë se i arrestuari, Enteli Kuka, nga Librazhdi dhe banues në Sarandë, po udhëtonte i vetëm me automjetin tip “Peugeot 206”, me targe AA 109 ZD dhe.

Ky shtetas, pasi u verifikua në sistemin TIMS dhe u intervistua, bashkë me makinën u kalua për kontroll në vijën e dytë. Fillimisht u bë kontrolli me qen e më pas edhe ai fizik, por u desh që bagazhi të shpohej me trapan për t’u gjetur droga.

Burimet thanë se 36 pako, me nga 1 kg hashash secila ishin fshehur në pjesën e poshtme të bagazhit, brenda llamarinës, në pjesën pas prapakolpit.

Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i 35-vjeçarit dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis sativa.

Njoftimi i plotë i policisë:

Qafë Botë, Sarandë

Policia Kufitare në Qafë Botë, Sarandë, ka goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.

Sekuestrohen 36.3 kg kanabis në një automjet, vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar një automjet, ku dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike.

Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me ato doganore, duke përdorur edhe qenin antidrogë, në automjetin tip “Peugeot” është konstatuar se në pjesën e bagazhit ishte fshehur një sasi me lëndë narkotike, në një vend të hapur posaçërisht për fshehjen e saj.

Pas konstatimit, Policia Kufitare ka njoftuar grupin hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe pas kontrollit më të imtësishëm rezultoi se në mjet ishin fshehur gjithsej 36.3 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin E. K., 36 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Sarandë.

Materialet do t’i referohen prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI