Flash

Grida Duma shigjeton Lul Bashën: Mjaft më me diktaturën e urgjencës

Lapsi.al 11 January 2020
Grida Duma shigjeton Lul Bashën: Mjaft më me diktaturën e

Që në sezonin e kaluar ish deputetja e PD, Grida Duma doli hapur dhe fort në mbështetje të idesë së ndryshimit të sistemit zgjedhor që nuk ishte një tabu as për partinë e saj. Por tashmë që gjërat duket se kanë ndryshuar dhe Basha e ka hedhur përfundimish poshtë propozimin për një sistem me lista të hapura ku deputetët të mos varen nga kryetari, Duma e ka shtuar dozën e kritikave indirekte.

Ajo është shprehur e bindur se "një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura si rruga që do t’i çonte drejtë fitores" tha Duma në një intervistë në ABC NEVS. Sipas ish deputetes dy janë gjërat që e dëmtojnë PD-në. Së pari vdekja e konkurencës së mbrendëshme që i motivvon demokratët të maksimum, dhe së dyti mendësia se po bëjmë diçka me shpejtësi se nuk ka kohë, formulë që basha e përdori edhe kur bëri listat katastrofale të 2017.

Listat e mbyllura/ Ku manipulon Basha në përgjigjet e tij

Në qëndrimet e Dumës ndonëse nuk ka një kritikë ballore për liderin e PD-së, shigjetimet indirekte duken sheshit: “Besoj që sistemi i hapur, pavarësisht formës, dhe kjo duhet diskutuar maxhoritar, proporcional, kombëtar, është gjë tjetër, por rrit atë që duhet, besimin dhe konkurencën të cilat unë po i quaj në mënyrë metaforike kuajt fitues të vendosen në raport me kontratën e drejtëpërdrejtë me qytetarin të vendosen në krye të axhendës politike. Patjetër që zgjedhjet e parakohshme janë një prioritet më i madh por më lejoni të them që nëse ne do të themi gjithmonë që “nuk ka kohë”, atëherë koha e fitores nuk do të vijë asnjëherë“, u shpreh ajo ne ABC NEVS.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Aksident, vdes biznesmeni i njohur grek

Një biznesmen tepër i njohur në Greqi, Theodoros Nitsiakos humbi jetën në një aksident automobilistik pasi makina e tij doli nga rruga dhe u përplas me një shkë...

14:40

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI